Qofte me qumësht
Qofte me qumësht

Qofte me qumësht

Kuzhint.com

Përbërësit:

300 g mish viçi i grirë,

200 g mish derri i grirë,

50 g pançetë fetë,

40 g tul buke,

qumësht i freskët,

1 vezë, 1 qepë,

4 gjethe sherbelë,

40 g parmigiano i grirë,

2 lugë pana e freskët,

40 g gjalpë,

arrëmyshk,

kripë e piper.

Përgatisim brumin:

Lagni bukën në 1/2 l qumësht për 5 minuta, kullojeni, shtrydheni.

Me duar të njoma, krijoni qofte me mishin e grirë, qepën e grirë, parmigiano, e vezë e tulin e bukës.

Mbulojini me miell dhe skuqini në një tigan të madh me gjalpë.

Shtojini lëkurën e një limoni të qëruar me qërues patatesh, gjethet e sherbelës të lara.

Hidhni 2 dl qumësht të valët dhe vazhdoni me gatimin me flakë të ulët për rreth 30 minuta.

Kulloni qoftet nga qumështi dhe mbajini të ngrohta midis 2 pjatave ose në furrë të shuar.

Hidhni lëngun e pjekjes së qofteve në një mikser, hiqini gjethet e sherbelës, shtojini panën dhe pak kripë e piper.

Përzini në mikser derisa të bëhet salcë.

Hidheni mbi qoftet e ngrohta dhe shërbejeni menjëherë.


Fjalet kyqe : gjellera  qofte  qumesht  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

TORTA CIOCCO-RICOTTA
Petulla ne vaj
Mish lepuri në furrë