Pulë me salcë curry e oriz basmati
Pulë me salcë curry e oriz basmati

Pulë me salcë curry e oriz basmati

Kuzhint.com

Përbërësit:

1 pulë e prerë në copa e pa lëkurë,

200 gr oriz basmati,

2 lugë kokos i tharë,

2 dl qumësht,

vaj ulliri,

2 thelpinj hudhër,

3-4 lugë curry,

1 qeskë shafran,

rrënjë xhenxhefil i grirë ose pluhur,

spec djegës gjalpë majdanoz i prerë hollë,

kripë e piper i zi.

Përgatitja:

Përziejmë kokosin me qumështin dhe e lëmë në qetësi.

Kaurdisim në vaj qepën e prerë në rriska dhe hudhrën e shtypur, shtojmë copat e pulës dhe i aromatizojmë, e pudrosim pulën me curry, rregullojmë kripën dhe e shuajmë me qumështin e përzier me kokos.

Shkrijmë shafranin në një filxhan me pak ujë dhe ia shtojmë pulës së bashku me xhenxhefilin dhe specin djegës.

E lëmë të gjithën të ziejë në tiganin e mbuluar me kapak, derisa pula të zbutet dhe salca të shterojë pak.

Ziejmë orizin, e kullojmë al dente, e shpëlajmë me ujë të ftohtë për të ndërprerë zierjen dhe e hedhim në tavë të lyer me gjalpë.

Shtojmë edhe ndonjë lugë tjetër gjalpë dhe e fusim në furrën e ventiluar me 190 gradë për 15 minuta.

Kur pula është gati, i shtojmë edhe pak curry dhe e heqim nga zjarri.

E hedhim pulën dhe salcën menjëherë në tavën e orizit dhe e shërbejmë të nxehtë me pak majdanoz të freskët.


Fjalet kyqe : receta  huaja  pule  salce  curry  oriz  basmati  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Speca të kuqë me hudhër turshi
6 sekretet e konzervimit të ushqimt me ujë të nxehtë
Kek me qokollatë dhe portokall