Pulë me perime
Pulë me perime

Pulë me perime

Kuzhint.com

Përbërësit: 1 pulë 1 qepë 1 karrotë 2 degë selinoje 1 spec i kuq+ 1 spec jeshil 1 kungull 2 domate 1 thelpi hudhre 7-8 lugë gjelle vaj ulliri pak kripë pak piper 1 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë 1 degë rozmarinë 2 gjethe sherebele 1 gotë verë të bardhë Përgatitja: Fillojmë përgatitjen me pastrimin e pulës.

E presim në thela të vogla.

E lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine.

Pastrojmë dhe qërojmë perimet me radhë.

I presim perimet në copa të vogla.

Qepën e grijmë hollë. Hedhim në një tigan të madh vaj ulliri e më pas shtojmë copat e mishit të pulës.

I skuqim mirë nga të dyja anët. Pasi mishi është skuqur shtojmë qepën e grirë, karrotën dhe selinonë e prerë në copa. Shtojmë gjithashtu dhe degën e rozmarinës, gjethet e sherebelës dhe hudhrën.

I lemë disa minuta të kavërdisen e më pas i shuajmë me verë.

Lemë të avullojë alkooli i verës e më pas shtojmë perimet e tjera, (specin, kungullin e domatet) të prera në copa.

Shtojmë pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak.

Lemë të piqet me zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta derisa mishi i pulës të piqet.

Nëse e shohim që pula është tharë mund të shtojmë një garuzhde brodo (lëng mishi). Kur mishi është pjekur, fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë hollë. (Duhet të kemi kujdes që të heqim hudhrën, sherebelën dhe degën e rozmarinës nga tigani). Hedhim pulën në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë.


Fjalet kyqe : receta  huaja  pule  perime  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

10 ushqime që nuk ruhen në frigorifer
Trumza dhe jamballi, përzierje natyrale për kollitje
Pogaqe me patate