Pudingë i shpejtë për fëmijë
Kuzhint.comPërbërësit:
1 litër qumësht me yndyrë ose i skremuar,
200g sheqer,
55-60g miellë,
60g kakao e hidhur,
një majë luge kripë,
lëkura e grirë e një kokrre limoni bio ose,
2 bustina vanilje ose aromë tjetër sipas dëshirës
Përgatitja:
Vëmë qumështin të ngrohet.
Në një tas hedhim nëpërmjet një site kakaon dhe miellin, shtojmë sheqerin, kripën, lëkurën e grirë të limonit ose vaniljen dhe i përziejmë me pirun.
Pasi qumështi është vakur (nuk duhet të nxehet), marrim një garuzhde dhe duke e përzier shpejt me rrahësin e vezëve, e hedhim në tasin ku kemi përbërësit e tjerë.
Masën e krijuar e shtojmë në tenxheren me qumështin e vakur, e përziejmë vazhdimisht me rrahësin e vezëve dhe e lëmë në zjarr derisa të marrë valë.
E hedhim në formën e madhe për buding ose në forma të vogla.
Format i lagim më parë me ujë të ftohtë, që pudingu të dalë më lehtë kur ta përmbysim në pjatë.
E lëmë të ftohet në temperaturën e ambientit dhe pastaj e futim në frigorifer për të paktën tri-katër orë përpara se ta shërbejmë.
Ka shije qokollate
Fjalet kyqe : buding shpejte femije