Pse është më mirë të hani prej pjatave më të mëdha
Pse është më mirë të hani prej pjatave më të mëdha

Pse është më mirë të hani prej pjatave më të mëdha

Kuzhint.com

Sigurisht keni dëgjuar që do të hani më pak në qoftë se hani nga pjata më e vogël.

Ekspertët kanë konstatuar se ky është një truk i thjeshtë psikologjik për ta reduktuar konsumin e kalorive

Megjithatë, studimi i ri tregon se madhësia e pjatës nuk ndikon në humbjen e peshës.

Në studim, rezultatet e të cilit u botuan në revistën "Appetite", morën pjesë 85 persona.

Shkencëtarët zbuluan se madhësia e pjatave nga të cilat pjesëmarrësit hëngrën nuk është e lidhur me konsumin e përgjithshëm të kalorive.

Shkencëtarët zbuluan se personat të cilët kishin ngrënë nga pjatat e mëdha madje kishin konsumuar më pak kalori për shkak se e kishin rritur konsumin e ushqimeve të shëndetshme, si perimet e ziera apo të freskëta, transmeton koha. net.

Personat, të cilët kishin ngrënë nga pjatat më të vogla, nuk kishin mundur saktësisht të vlerësonin se sa kishin ngrënë dhe menduan se kishin ngrënë më pak se që kishin ngrënë në realitet.

Në këtë mënyrë, ata në fakt kishin konsumuar një numër më të madh kalorive se personat që hanin nga pjatat e mëdha.

Megjithatë studiuesit theksojnë se nuk duhet të hani nga pjatat e mëdha në qoftë se e keni shprehi të hani derisa shikoni televizor, sepse kjo do t’ju hutojë dhe nuk do të jeni të vetëdijshëm se sa po hani në të vërtetë.

Këshilla më e mirë që mund ta ndiqni është që të hani nga pjatat e mëdha dhe hapësirën e zbrazët në pjatë ta mbushni me ushqime të shëndetshme.


Fjalet kyqe : keshilla  eshte  mire  hani  prej  pjatave  medha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

C'fare eshte kuskus (cous-cous)
Ëmbelsire me krem mascarpone dhe karamel
Kekë i mirë me fruta