Pogaqe lule me pershut dhe djath
Pogaqe lule me pershut dhe djath

Pogaqe lule me pershut dhe djath

Kuzhint.com

Përbërësit:

  • 600 g miell,
  • 3 vez
  • 12 g maja pluhur,
  • 10 g kripë,
  • 10 g sheqer,
  • 50 ml vaj,
  • 100 ml ujë
  • 200 ml qumësht,
  • 1 vez per lyrje

Per mbushje;

  • pershut dhe djathe kaqkavall

Pregaditja:

Fillojmë të zëmë brumin; hedhim majanë dhe sheqerin në 3 lugë qumesht dhe i lëmë mënjanë për 10 minuta qe te fryet.

Sitim miellin ne nje ene dhe hedhim majanë, vezet, sheqerin, kripen, vajin dhe ujin me qumështin e vaket.

E punojmë brumin derisa të bëhet masë homogjene.

Një ene e lyejmë me vaj dhe ne te vendosim brumin derisa të dyfishojë masën e vet.

Pasi ka ardhur brumi formojm nje pet dhe nga aty i presim me nje gote kuleq te njejt duke i mbudhur me pershut dhe djathe te prera me par ne kube dhe duke ia dhen formen si ne foto,

I vendosin njeri permbi tjetrin kuleqet nga posht nalt ne tepsi te lyer me gjylpe deri sa te perfundojm me tere brumin(shih foton me leht e keni qe te orientoheni).

I lem qe te vije edhe per 30 min.

Pasi te ken ardhur mirei lyejm me vez dhe i pjekim në furrë me 200 gradë, të ngrohur më parë për 45 minuta.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : brumera  pogaqe  lule  pershut  djath  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Trileçe me  kokos
Biskota me forma nga Bardha Hoxha
Speca të mbushura me ajkë apo gjizë