Pogaqe (kifle) me gjem nga maku
Pogaqe (kifle) me gjem nga maku

Pogaqe (kifle) me gjem nga maku

Kuzhint.com

Përbërësit: * 2 qeska tharm buke, *1/2 lit qumësht, *2-4 lugë sheqer, *pak kripë, *2 vezë, *1 filxhan kafeje vaj, *1 sheqer vanileje, *afro 800 gr mielle ose edhe me shume *1 vezë për lyerje, *100 gr gjeme nga maku *50 gr gjalpë. Përgatitja: Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell.

Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr. Brumi përzihet dhe pak tundet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë e mirë gjersa të gatuhet një brum i butë dhe i lëmuar. Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë, lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin në nje vend të ngrohtë. Brumi i ardhur ngjeshet pak dhe hapet ne nje pete ne form katerkendeshe e sperkatet me gjalpe pastaj e lyejm me xhemenga maku mbrenda dhe e mbështillim në forma të rrollades. Masen e pregaditr keshtu e mbledhin ne form te nje rrethi e presim ate si ne foto pastaj qdo cope rrotullojm si ne foto dhe e lem qe te vijë per 30-40 minuta.

Nxehet furra në 190 gradë C, pastaj lyhet me vezë të tundur siper dhe futet në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqrremtë. Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten, pastaj shërbehen. Ju beft mire!


Fjalet kyqe : brumera  pogaqe  kifle  gjem  maku  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Cocostar toptha
Torte me dardha dhe çokolate
Bombica me zemer kumbulle