
Pite me qepë të njoma
Kuzhint.comRecetë kineze, përbërësit për 12 pite të vogla:
400 g miellë,
240 g ujë i nxeht,
një tufë qepë të njoma,
1 lugë çaji kripë,
4 lugë çaji vaj susami,
vaj për të skuqur,
6 lugë gjelle pasi skuqen në tigan.
Përgatitja :
Në një tas vini miellin, kripën dhe hidhni ujin e valuar dalëngadalë derisa të marrë të gjithë ujin.
Ndoshta nuk do ju duhet i gjithi pasi varet nga lloji i miellit.
Zini brumin, lëreni të pushoje 15 minuta mbuluar me një pecetë të lagur.
Po të doni mund të vini 2 të verdha veze brumit.
Pastaj ndajeni në kuleçë gjithsej dalin rreth 12 kuleçë të vegjël.
Hapini kuleçët me miell dhe lyeni me vaj petën e hapur.
Spërkateni me mbushje (në rastin tonë qepët e njoma) mbështilleni si kërmill dhe hapni përsëri petë.
Petët i skuqim një nga një nga të dyja anët.
Fjalet kyqe : brumera pite qepe njoma
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Mufinss me perime

Bollguri zvogëlon kolesterolin, zgjon epshin!
