
Pite me kungull
Kuzhint.comNevojitet:
700 gr. miell,
1 kg. kungull,
1/4 kg. gjalpë,
1 gotë qumësht,
1 sheqer vanile,
2-3 lugë supe sheqer sipas dëshirës,
pak kripë.
Udhëzimet:
Zihet brumi i butë me miell të situr, sikurse për çdo pite.
Pasi të pushoj pak, brumi ndahet në toptha të vegjël
të cilët hapen me tëhollues duke i përmillur vazhdimisht dhe petët e hapura piqen mbi pllakë shporeti.
Në ndërkohë kungulli i njomë grryhet me lugë ose në rende.
Në tenxhere hidhet një lugë gjalpë ose vaj dhe
në yndyrën e nxehtë, hidhet kungulli.
Shtohet sheqer sipas dëshirës, sheqer vanile,
në maj të gishtërinjëve kripë dhe duke e përzier shtohet pak nga pak qumësht.
Kungulli zihet gjersa të jetë zbutur mirë.
Veqantë tunden 3-4 vezë dhe I shtohen kungullit të ftohur.
Tepsia lyhet me yndyrë dhe shtrohet një petë e cila spërkatet me yndyrë, mbi petë hidhet kungull
i përgaditur, mbi kungull petë e lyer me yndyrë dhe rradhë petë e lyer me yndyrë-kungull gjersa të hargjohet e tërë masa.
Në fund vehet peta e cila lyhet mirë me yndyrë dhe qumësht.
Para se të piqet, shpohet në disa vende me piru.
Pitja me kungull piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C, e si të largohet nga furra, spërkatet me qumësht,
mbulohet për pak kohë dhe shërbehet e nxehtë e ndarë në katrorë.
Pitja mund të përgaditet edhe me petë të gatshme.
Në këtë rast mirë është të përgaditen dy katmer me nga 3-4 petë,
njëri të vendoset në tepsi në fillim, e tjetri t’a mbuloj piten me petë të gatshme.
Pitja me kungull përgaditet edhe me katmer të përgaditur në mënyrë të rëndomt.
Ju befte mire nese e gatuani.
Fjalet kyqe : brumera pite kungull
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Byrek në formë gërsheti me djath ullinj dhe specka (me foto)

Embelsir Gjermane
