Pite me grur
Pite me grur

Pite me grur

Kuzhint.com

Përbërësit: *10 petë për pite *Qumësht *120gr.

Gjalpë *200gr. grurë *100gr. rrush të tharë *100gr. arra të grimcuara *150gr. sheqer të parafinuar (light muscovado) Përgatitja: Fillimisht gruri zihet dalëngadalë në temperaturë të ulët, pa iu shtuar asnjë mëlmesë. Grurit të zier dhe të ftohur i shtohen përbërësit e brumi (arrat, rrushi i thatë dhe sheqeri) dhe të gjitha përzihen mirë.

Sipas preferencës, i shtohet edhe kanellë pasi që i jep një shije pak më të veçantë e bashkë me dy lugë gjalpë, përzihet përsëri mirë gjithë masa. Më pas merren 5 petët e pites dhe një nga një lyhen me qumësht dhe gjalpë, duke u vendosur njëra mbi tjetrën. Petët e lyera mbushen me gjysmën e masës së përgatitur me grurë, duke e shpërndarë nëpër gjithë hapësirën e petëve, përveç një skaji.

Pas kësaj, petët bashkë me masën e grurit mbështillen në formë të rolatës, vendoset në enën për pjekje dhe sipërfaqen e lyejmë me gjalpë. Në mënyrë të njëjtë vazhdohet me 5 petët tjera dhe me masën e mbetur të grurit dhe të dy rolatat vendosen në furrë të piqen në temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta.


Fjalet kyqe : brumera  pite  grur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

A ekziston receta për lumturi?
Torte me krem banane
Dieta vegjetariane kundër shtypjes së lartë të gjakut?