
Pite e veqant e zbuluar
Kuzhint.comPërbëresit
1/2 kg. miell,
1 tubë qepë të reja,
1/2 kg. fletë të reja lule qumështi ose spinaq,
1/2 kg. djath I njomë I payndyrshëm,
4 vezë,
100 gr margarinë ose vaj,
Kripë.
Udhëzime:
Gatuhet një brum I butë sikurse I pites, me miell, ujë dhe krip.
Mbulohet që të pushojë pak.
Qepët e grira fërgohen 2 min. në yndyrë.
Shtohen fletët e pastruara dhe të lara mirë e të kulluara.
Zbuten në zjarr së bashku me qepët në enë të mbuluar, gjersa të vyshken.
Masa bluhet me blender së bashku me djathin e butë, kripë sipas shijes dhe tri të verdha vezësh.
Brumi hapet me hollëse dhe shtrihet në tepsi të lyer me yndyrë.
Kalohen skajet e tepsisë me brum.
Masa e përgaditur nga gjelbrimet dhe djathi, derdhet dhe rrafshohet në tepsi mbi brum.
Brumi pritet përreth tepsisë.
Pjesët e prera tej tepsisë, priten në shirita dhe vendosen në formë kafazi mbi mbushje.
Lyhen me vezë dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për t’u pjekur pitja për 30 min.
recetatecekes.
Fjalet kyqe : brumera pite zbuluar
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Dobia e çajit të dardhës

Role me keksa dhe banane
