
Pinxhurë shtëpie
Kuzhint.comPerbersit;
- 6 kg speca te kuqe
- 2 kg patelgjana
- 1. 5 kg domate
- 2 dl vaj
- 75 g kripe
- 100 g hudher
- 6 luge uthulle
- 2 speca djeges
Pergaditja;
Si fillim specat e kuqe dhe patelgjanet duhen te piqen pastaj te qerohen dhe te kullohen mire.
Pasi te jen kulluar ata duhen te bluhen me makin mishi ose te grihen imet si ne foto.
Ne nje tigan te madhe qesim vajin te nxehet pastaj ne te i hedhim specat dhe patelgjanet e bluara qe te fergohen per 20 minuta, tani ne kete mase i shtojm edhe domatet e prera imet te cilave duhet te ia hekim levoren, shtojm edhe specat djeqes te grira imet dhe hudhren.
Gjithashtu kripa i hidhet gjate zirjes dhe kur te perfundoj e tere zierja ia shtoni uthullen.
Kohezgjatja e zierjes mvaret se sa deshironi qe te jet pinxhuri i trashe.
Mbasi te keni perfundu me zierj pinxhurin e qesim ne kavanoz te ngrohur.
Pinxhuri mund te zihet edhe ne furre nese deshironi.
Fjalet kyqe : sallata pinxhur shtepie
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Biskota me gjem kajsie

Embelsira me pudinge nga Lulja La
