
Pija çudibërëse me shafranin e Indisë
Kuzhint.comQumështi i Artë është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Është veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.
Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë) i cili ka veti antioksidante, anti-inflamatore dhe anti kancerogjene.
I kombinuar me piper vetit kuruese të turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme
Përparësi të tjera:
Forcon sistemin imunitar,
Anti kancerogjen,
Ndihmon tretjen e ushqimit,
Pastron mëlçinë,
Rregullon metabolizmin,
Normalizon tensionin e lartë të gjakut,
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën,
Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës,
Zvogëlon trigliceridet,
Antioksidant, antiseptik, analgjetik.
Si përgatitet Qumështi i Artë?
Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.
Përbërësit për 1 person:
1 filxhan qumësht,
1 lugë (gjelle) turmerik pluhur,
1lugë (e vogël) piper pluhur,
1 lugë (gjelle) mjaltë,
1lugë (gjelle) vaj kokosi,
1lugë (gjelle) kanellë pluhur,
Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare.
Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim.
Kullojeni, shtoni mjaltin dhe shijojeni.
Shënim: Qumështi preferohet vegjetal qumësht bajame, kokosi, etj.
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.
Fjalet kyqe : embelsira pija qudiberese shafranin indise
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kivi zhduk vitet nga fytyra!

Torte me limon (cheesecake)
