
Petulla me mjaltë
Kuzhint.comPërbërësit:
500 gr qumësht,
250 gr miellë,
20 gr maja birre e njomë,
5 gr kripë,
30 gr sheqer,
Vaj misri për skuqjen,
Mjaltë per servirje.
Pergaditja:
Hedhim pak qumësht në një tenxhere të vogël dhe e vëm në zjarr që të nxehet pak.
Tretim në të majanë ë birrës e në vazhdim ia shtojm edhe sheqerin dhe kripën.
Shtojmë në tenxhere pjesën tjetër të qumështit si dhe miellin, duke e përzier mirë në mikser ose me tel kuzhine.
E lëmë masën në ambient të ngrohtë për të paktën 1 orë.
Në anen tjeter marrim një tenxhere dhe ne të hedhim vajin ku e vendosim mbi zjarr jo shumë të nxehtë.
Marrim pak nga brumë me ndihmën e një luge dhe e hedhim në vajin është duke u nxehur.
Në këtë mënyrë veprojmë përgatitjen e të gjitha petullave të cilat duhet të dalin të vogla e të rrumbullakëta.
Pasi të kenë marrë ngjyre ari petullat i nxjerrim me ndihmën e një luge me vrima nga vaji.
I lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine dhe i servirim të ngrohta, shoqëruar me mjaltë.
Fjalet kyqe : brumera petulla mjalte
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Krem karamel per ëmbëlsira

Keksa per caj
