PETULLA KOMARDARE
PETULLA KOMARDARE

PETULLA KOMARDARE

Kuzhint.com

Përbërsit:

1/2 kg miellë,

1/4 kg patate te ziera,

1 maja birre,

1/2 gote qumesht,

50 gr gjalpe,

5 lige sheqer,

lekura e grire e nje limoni,

pak kripe,

Pergatitja:

Ne nje tas shtypim mire patatet, njelloj si per pure.

Shtojme edhe te gjithe perberesit e tjere dhe krijojme nje brume si per byrek.

Hapim nje pete me trashesi 0. 5 cm dhe me ane te 2 gotave nje te madhe dhe nje te vogel bejme komardaret.

I vendosim mbi copa letre furre, te vecanta per cdo petull dhe i leme te fryhen.

I skuqim me vaj te bollshem, me gjithe leter qe te mos humbasin formen.

Letra shkeputet menjehere ne vaj dhe e eleminojme.

Pasi i heqim nga tigani i vendosim mbi kartepeceta per te thithur vajin, dhe sa jane akoma te nxehta i kalojme ne sheqer normal.

Sipas deshires mund ti lyejme me mjalte, cokollate, etj..


Fjalet kyqe : brumera  petulla  komardare  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Eklera me reqel vishnje
Pite me qepë dhe spinaqë nga tegatuajm
Ushqimet që nuk duhet t’i hani kur keni gurë në veshkë