Patate në furrë me pana
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
4 patate te medha, 500ml pana te lengshme, 100gr djath parmixhano te grire, gjalp kripe dhe piperPregaditja e recetës :
Qerojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem patatet duke i prere ne feta shume te holla me ndihmen e nje thike apo te nje qeruese patatesh
I vendosim ne nje ene te thelle duke i shtuar edhe panen e kuzhines te lengshme dhe i perziejme mire derisa te gjitha fetat e patateve “te jene veshur” ne pana
Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket qelqi (ose katrore) dhe formojme me patatet 4 shtresa, i sperkasim me kripe, piper dhe djath parmixhano, shtojme kater shtresa te tjera patatesh dhe keshtu me rradhe derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar
Se fundi, e sperkasim siperfaqen me djathin parmixhano te mbetur
I pjekim ne furre te parangrohur ne 175 grade celcius per rreth 1 ore e gjysme derisa patatet te jene zbutur dhe te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe
Fjalet kyqe : gjellera patate furre pana