
Omletë me file pule
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
4 vezë, 1 fileto pule 1 Spec të verdhë 1 spec i kuq 1/2 patellxhani kripë dhe piper i fresket pak qumësht majdanoz i copëtuar dhe vaj ulliriPregaditja e recetës :
Lahen specat dhe patëllxhani dhe i presim në kubik të vogel.
Presim fileton pules në copa të vogla
Në një tigan qe nuk ngjit hedhim pak vaj ulliri dhe lejm të nxehet.
Pastaj vendosim copa pules, skuqim derisa te marrin ngjyre.
Hiqim fileton e pulës nga tigani dhe e vendosim në një pjatë të vogël
Në të njëjtin tigan, ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim specat dhe patëllxhanin te copëtuar.
Kur perimet janë gatuar, i heqim dhe keto nga tigani sipas rradhes.
Në një tas, rrahim vezët me pak qumësht, shtoni kripë dhe piper.
Pastaj i hedhim vezet në tigan dhe lejme omëletën te gatuhet.
Kur te jete gjysem gati, e vënë fileton e pulës me perime në njërën anë të omëletës dhe e mbulojme me gjysmën tjetër.
Servirim omëletën e mbushur në një pjatë dhe shtoni pak majdanoz copëtuar persiper.
Ju befte mire!
Fjalet kyqe : brumera omelete fileto pule
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Si te arrim nje shtatzani te shpejt me kete metod ( Laker me qumesht)

Tre receta shtëpiake që ju ndihmojnë në jashtëqitje
