Një torte me rende
Një torte me rende

Një torte me rende

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 paketim kore të gatshme për torte, 1l qumësht, 100 gr nisheste, 4 lugë sheqer, 100 gr çokollatë të bardhe, 250 gr margarinë, 150 gr sheqer pluhur, 200 gr çokollatë, 5 lugë qumësht, 5 lugë sheqer, 150 gr margarinë

Pregaditja e recetës :

Nga një litër qumësht largohet një gotë qumësht dhe në të tretet nishestja dhe sheqeri.

Në pjesën tjetër të qumështit e coptojmë çokollatën e bardhë dhe e lëmë të shkrihet çokollata dhe të vlojë dhe në atë masë e qesim nishesten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht që të mos bëhet kokrriza deri sa të trashet masa.

Pastaj e përziejmë margarinen në temperaturë dhome me sheqer pluhur derisa të bëhet i njëtrajtshëm dhe e përziejmë me qumështin e vluar.

Pastaj e bëjmë glazuren duke shkrirë çokollaten e zezë me 5 lugë qumësht dhe 5 lugë sheqer dhe 150 gr margarinë.

Pastaj mirret një kore dhe lyhet së pari me çokollatë të zezë dhe pastaj me kremin me çokollatë të bardhë dhe kështu prapë peta tjeter dhe kështu derisa të hargjohen petët dhe lihet të ftohet dhe pritet në katrorka.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  rende  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tatlia me forma nga Albana
Kekë i shijshem me lengë portokalli
Topëtha(bombica) me hallve te zezë