Ngjyra e gjuhës tregon për sëmundjet
Ngjyra e gjuhës tregon për sëmundjet

Ngjyra e gjuhës tregon për sëmundjet

Kuzhint.com

Ngjyra e gjuhës tregon për sëmundjetShtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë se keni një infeksion bakterial ose

inflamacion që ka lidhje me një sëmundje autoimune.

Nëse i besohet mjekësisë kineze, nga gjuha mund të lexohen shumë sëmundje.

Prandaj, ndiqni ngjyrat e saj, cilësinë, trashësinë dhe në kohë zbuloni pikat e dobëta të trupit tuaj.

Nëse vuani nga mungesa e hekurit kjo do të vërehet edhe në gjuhë, e cila do të jetë shumë e lëmuar dhe e bardhë,

sepse gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm që ta bën gjuhën të kuqërremtë.

Sapo ta shëroni aneminë do të kthehet edhe ngjyra e gjuhës.

Shtresa e bardhë:

Shtresa e trashë e bardhë në gjuhë mund të jetë një shenjë e infeksionit bakterial ose ka të bëjë me një sëmundje auto-imune.

E verdhë tregon për infeksion bakterial apo fungal në gojë, por edhe refluks (rikthim) nga stomaku, kur acidi i stomakut kthehet në ezofag.

Acidi në gojë ndikon që vetëm pjesë të caktuara të gjuhës të zverdhen.

Sugjerohet që të bëni një vizitë tek mjeku, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të kësaj.

Shumë e kuqe ;

Gjuha e kuqe e mbyllur apo e ndezur, gjithashtu e sëmurë, me siguri tregon mungesë të vitaminës B3, të ashtuquajtur niacin.

Ndryshime të njëjta mund të shkaktojë anemia, mungesa e acidit folik dhe vitaminës B12.

Nëse bëhet fjalë për skuqje të përkohshme, me siguri jeni i ndjeshëm në ndonjë ushqim apo ndoshta në pastën e dhëmbëve.

Kontrolloni nëse gjuha juaj reagon dhunshëm në erëza të caktuara dhe ushqime të tharbëta.

Ekstrem e errët;

Nëse gjuha është pothuajse e zezë, arsyen për këtë, kërkoni në barnat që i përdorni apo në ushqimet që i konsumoni.

Gjegjësisht lythat (bulbat) mbi sipërfaqen e gjuhës përgjegjëse për shijen mund të marrin ngjyrat e ushqimit ose të pijes me ngjyrë.

Mbi të gjitha, ju kujtohet se si gjuha errësohet nga vera e kuqe.

Nëse ka ngjyrë kafe, me siguri pini shumë kafe apo për shkak të cigareve.

Duhet të keni kujdes që sa më shpejt të gjeni shkaktarin e kësaj, pasi një vazhdim i një gjendje të tillë, mund të bëhet i rrezikshëm.

Plagë të dhimbshme;

Plagët në gjuhë shumë shpejt shërohen dhe zakonisht nuk janë të rrezikshme, por edhe pse shumë të vogla mund të jenë shumë të dhimbshme.

E vrazhdë;

Lezet në gjuhë, edhe pse shumë pak të ndezura dhe të skuqura, paraqesin një infeksion të parrezikshëm.

Por, nëse gjuha tashmë dhemb për një kohë të gjatë dhe është shumë e kuqe ose e bardhë, vizitoni mjekun,

sepse për fat të keq mund të jetë një shenjë që tregon kancerin.


Fjalet kyqe : keshilla  ngjyra  gjuhes  tregon  semundjet  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pite nga patatet
Muaji i lindjes, tregues i sëmundjeve që mund t’iu prekin
Ëmbelsirë me dy përbërs