Mufins të vogla me arra dhe me kakao
Mufins të vogla me arra dhe me kakao

Mufins të vogla me arra dhe me kakao

Kuzhint.com

Përbërësit: - 3 kokrra vezë - 2 gota nga 125 ml me kos të bardhë - 2 gota të vogla me kos me sheqer - 2 gota të vogla me miell - 2 gota të vogla me arrë të shtypura - 1 gotë e vogël me vaj ulliri - 1 lugë me kakao pluhur - një qeskë e vogël me maja(peciv) për ëmbëlsira dhe nje maj thike kripë. Përgatitja: Rrahim vezët bashkë me sheqerin derisa të bëhet shkumë.

Shtoji në fillim kosin dhe vajin dhe pastaj duke i përzier, miellin, arrat e shtypura hollë – hollë, kakaon dhe majanë të situra dhe pak kripë. Hedhim brumin në forma të vogla mufins për tortë të lyera mirë me gjalpë dhe të pluhurosura me mielle dhe i pjekim për rreth 30 minuta në një furrë të nxehur që më parë ne temperaturën 160 gradë. Mund t’i shërbesh të shoqëruara me ajkë ose të mbuluara me krem çokollatë Foto nga; theofel. de


Fjalet kyqe : embelsira  mufins  vogla  arra  kakao  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Roladë me kokos dhe luleshtrydhe
Krepa të mbushura me krem vanile
Omletë me file pule