Mposhteni gurin në fshikëzën e tëmthit
Mposhteni gurin në fshikëzën e tëmthit

Mposhteni gurin në fshikëzën e tëmthit

Kuzhint.com

Limoni është i pasur me antioksidues me natyrë acidike, veçanërisht me acid limonik, që ndihmon luftimin e radikaleve të lira duke mbrojtur kështu nga një varg sëmundjesh. Konsumimi i limonit para ushqimit është një mënyrë ideale për të luftuar gurët biliarë (gurët e tëmthit). Por ai është veçanërisht i dobishëm në shkrirjen e gurëve biliarë.

Konsumimi i produkteve acidike para ushqimit mund të imitojë acidin biliar dhe të stimulojë fshikën biliare të kontraktohet për t’i larguar gurët. Në këtë aspekt, konsumimi i një luge lëng i pastër limoni dhe një luge vaj ulliri çdo mëngjes para ushqimit, mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim.

Limoni po ashtu përmendet si një mjet për të parandaluar dhe zbërthyer edhe gurët në veshkë. Përdorimi i rigonit për gurët Të gjithë i njohin vlerat e rigonit në gatim.

Jo vetëm kaq, po përveç shijes aq të mirë që u jep ushqimeve, është dhe mrekullia që bën kjo bimë edhe në mjekësinë popullore.

Kjo erëz aq e njohur në çdo kuzhinë shqiptare, ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve.

Si shumë bimë të tjera edhe çaji i përgatitur me degët e rigonit të njomë jep rezultate të menjëhershme në rastet e dhimbjeve të kokës me prejardhje nervore.

Një gotë çaj do të sillte qetësinë që ju mundonte prej kohësh. Çaji i kësaj bime ndihmon edhe në rastet kur aparati tretës nuk e kryen mirë funksionin e tij, kur ka vështirësi në tretjen e ushqimit.

Për të lehtësuar organizmin nga ushqimi i tepërt këshillohet të pihet menjëherë një gotë nga çaji i rigonit. Përgatitja e çajit: Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij.

Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë.

Janë pikërisht këta komponentë që i japin bimës vlera kuruese.

Për përgatitjen e çajit të rigonit nevojitet një litër ujë i ftohtë dhe në të vendosen 40 gramë nga bima në lulëzim.

Zihen për 10 minuta, më pas kullohet lëngu dhe pihet i pa ëmbëlsuar.

Pjesa që ndihmon në kurimin e sëmundjeve është e gjithë bima, por mund të përdoren edhe gjethet e saj, të mbledhura gjatë kohës së lulëzimit nga qershori deri në shtator. Rekomandimet Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë.

Sipas tyre, kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme.

Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura.

Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë të këtij çaji.

Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve.

Gjithashtu, rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar.

Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep. Çrregullimet Këto çrregullime mund të shkojnë deri në diarre.

Për të lehtësuar këtë fenomen, mjekët këshillojnë që çaji të pihet disa herë gjatë ditës, në mënyrë që problemi të eliminohet më shpejt.

Edhe në rastet kur njerëzit vuajnë nga kapsllëku dhe që shoqërohet me dhimbje të anës së majtë ose të djathtë të barkut, mjekët popullorë rekomandojnë çajin e rigonit.

Ata këshillojnë pirjen e 4 gotave çaji në ditë. Disa këshilla; -Për përgatitjen e çajit të rigonit është mirë të përdoret bima e njomë e rigonit -Edhe gjethet e thara në hije të bimës shërbejnë për kurimin e sëmundjeve -Në rastet kur keni probleme me tretjen, pini një gotë me çajin e bimës -Përdoreni erëza në ushqime.

Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet -Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë -Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral KURA TË TJERA POPULLORE PËR GURËT NË TËMTH Më shpesh gurët në tëmth formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet.

Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burrave, që vuajnë nga gurët është 2 me 1.

Për kurimin dhe shkrirjen e gurëve në tëmth mjekësia popullore ka zbuluar mjekime nga më të shumëllojshmet. Lëngu i lakrave turshi Një mjekim për kurimin e gurëve në tëmth është edhe lëngu i lakrave turshi.

Lëngu i turshive përzihet me dy gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lëngun e katër kokrrave limoni të shtrydhur.

Masa e përftuar lihet e mbuluar për 5 orë.

Më pas pihet për çdo 25 minuta nga një gjysmë gote.

Pasi kanë kaluar 24 orë nga pirja e lëngut, i sëmuri nuk duhet të hajë e të pijë, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatitur të harxhohet.

Edhe këlmuthi gjembor ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit.

Duhet të kihet parasysh që lëngu duhet të jetë i vakët përpara se të pihet.

Kjo kurë duhet të ndiqet për një muaj.

Edhe lule ajka ka dhënë rezultat në tretjen e gurëve, si dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit. Përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit Kura e përgatitur nga përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit është mjaft frutdhënëse për këtë qëllim.

Masa e krijuar zihet për pesë minuta dhe pasi ftohet pihet çdo mëngjes nga një gotë.

Mjekimi me këtë kurë duhet të vazhdojë për pesë ditë.

Jo vetëm vaji i ullirit shërben për kurimin e sëmundjes, por edhe gjethet e tij janë shumë të mira për parandalimin e gurëve.

Gjethet e thata të ullirit zihen deri sa nga masa të mbetet 1 litër.

Pasi kullohet, hidhet në shishe dhe mbahet në frigorifer.

Gjatë përdorimit sasia, që do pihet, duhet të jetë e vakët dhe e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës.

Pihen dy filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit.

Kjo kurë vazhdon deri në 25 ditë.

Po të jetë e nevojshme kura mund të vazhdojë sërish pas një periudhe prej 1 muaji. Bima e pelinit Edhe bima e pelinit përdoret për kurimin e gurëve në tëmth. Çdo mëngjes merret një majë luge nga pluhuri i kësaj bime dhe tretet në çaj, qumësht apo supë.

Kura vazhdon për 20 ditë.

Ndërpritet për 10 ditë dhe më pas nis sërish. Është mirë që mjekimi me pluhurin e pelinit të përsëritet tre herë. Lëvoret e gorricës Lëvoret e gorricës ndihmojnë në kurimin e gurëve në tëmth. Është mirë që ato të përzihen me lule ake, fara të gjembgomarit, si dhe fara fshese.

Pasi zihen, çaji i përftuar është mirë të pihet në mëngjes esëll dhe në mbrëmje pas buke.

Nga ky çaj pihen 2 gota. Mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, fruta e boronicës Përzierja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, si dhe frutës së boronicës ka dhënë rezultate të efektshme për shkrirjen e gurëve të vegjël në tëmth.

Pas zierjes së kësaj përbërjeje, lëngu i përftuar lihet për dy deri në tre orë dhe më pas pihet çdo vakt nga një gotë para buke. Çaji përdoret i ëmbëlsuar me sheqer


Fjalet kyqe : keshilla  mposhteni  gurin  fshikezen  temthit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keku i shijshëm me fruta të thata
Nje ide per pastrimin  e shpejtë te  fugave në mes te pllakave
MASKË ME SHITAKE PËR HEQJEN E RRUDHAVE POSHTË SYVE