
Mozzarella me domate dhe spec djegës
Kuzhint.comSi te gatuajme Mozzarella me domate dhe speca djegës
Receta gatimi për Mozzarella me domate dhe spec djegës
Për të gatuar mozzarella me domate dhe spec djegës veprojmë në këtë mënyrë:
E presim mozzarellën ne feta dhe i rendisim ato në formë rrethore, në një pjatë ose platformë të përshtatshme.
I hedhim gjithë elementët e tjerë në një tas dhe i përziejmë.
Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja.
Në momentin e shërbimit e hedhim këtë përzierie mbi mozzarella dhe e spërkasim me pak vaj ulliri.
Përbërësit:
250 gr mozzarella, mundësisht buallice
5 domate të pjekura të cilave u kemi hequr farat dhe i kemi prerë në kubikë të vegjël
1 spec djegës i kuq i grirë,
1 qepë e kuqe, e vogël, e grirë,
2 domate të thata të grira,
2 lugë gjelle majdanoz i grirë,
1 lugë gjelle lëng limoni të ëmbël në mungesë të tij mund të përdorim limon të zakonshëm,
3 lugë gjelle vaj ulliri plus ekstravaj për spërkatje, kripë
Ju bëftë mirë nga Te gatuajm.
Fjalet kyqe : gjellera mozzarella domate spec djeges
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Mufinsa me krem pana dhe qershia

Biskota të shijshme me sheqer pluhur
