
Mollët dhe mjalti kthejnë fuqinë
Kuzhint.comKur i sëmuri refuzon çdo ushqim që i ofrohet, në shumë raste me shumë qejf do ta marrë kombinimin e mollëve dhe mjaltit.
Kjo përzierje është eliksir i vërtetët i shëndetit dhe bombë energjetike, e cila është e dobishme për forcimin e organizmit të sëmurë dhe të lodhur.
Ja disa receta të dobishme.
Pije e ftohtë nga mjalti dhe molla
Pastroni një mollë të madhe nga farat dhe preni imët.
Shtoni lëng të freskët portokalli të shtrydhur, ëmbëltojeni mirë me mjaltë dhe gjatë ditës kohë pas kohe jepjani të sëmurit nga një lugë.
Sallata nga molla me mjaltë
Disa mollë më të mëdha i preni imët dhe i përzieni me lëngun e portokallit dhe limonit, duke shtuar 3-4 lugë mjaltë dhe nga kjo bëni krem.
Nëse kësaj i shtohet edhe një copë banane, do të jetë më efikase edhe më e shijshme.
Sipas dëshirës mund të shtohet shllag ose ajkë.
Molla, mjalti dhe qulli i tërshërës
Përzierja e mollëve të ziera, e qullit të tërshërës, mjaltit, vaniljes dhe një gotë jogurti.
E gjitha përzihet derisa nuk të fitohet pamja e shllagut.
Ky është ushqim veçanërisht i pasur për fëmijët dhe mund të përdoret edhe për lyerjen e bukës.
Fjalet kyqe : keshilla mollet mjalti kthejne fuqine
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Mishe pule ne shkopinj (shish qebap)

Tortilla te mbushura
