Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues
Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues

Mjalti dhe hudhra, kombinimi mrekullues

Kuzhint.com

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore.

Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin antimikrobik.

Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit.

Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj.

Përbërësit:Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë,

Një kokërr hudhër organike

Metoda e përgatitjes:Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat.

Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë.

Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë.


Fjalet kyqe : keshilla  mjalti  hudhra  kombinimi  mrekullues  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallate e perzier me salce kosi
Biskota me reqel fiku
Pogaçe te mbushura me djathe (gjize) dhe majdanoze