
Mish viçi me jahni
Kuzhint.comPërbërësit e kësaj recete:
1-1/2 kg mish viçi pjesa e shpatullës (i prerë në copa afërsisht 5 cm),
2 qepë mesatare të grira hollë,
3 lugë supe vaj ulliri
3 gjethe dafine,
100 ml verë,
1 kuti domate konservë të grira,
1-2 lugë supe pelte domate,
1 dru kanellë,
200 ml ujë,
Përgatitja e mishit:
Fshijmë mirë copat e mishit me letër kuzhine
S'duhet të kenë fare lëngje
Në një tenxhere, mundësisht të gjerë nxehim vajin në zjarr të fortë e skuqim mishin nga të tëra anët, për 8-10 minuta
E heqim mishin dhe vëmë në tenxhere qepën sa të fishket për 2-3 minuta
E hedhim mishin përsëri në tenxhere dhe e lëmë për 1minutë, pastaj e shuajmë me verë
E lëmë gjersa të avullojë vera
Përgatitja e salcës:
Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin dhe sapo të marrë valë, e ulim zjarrin
E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr shumë të ulët për 1. 5-2 orë, gjersa mishi të bëhet i butë
Brenda 1 ore që zien mishi, hedhim kripën e piperin dhe e korrigjojmë nese nevojitet
Servirja: Në pjatancë, ose në pjata, e ngrohtë me oriz, ose pure patate ose patate të skuqura
Fjalet kyqe : gjellera mish viqi jahni
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kifle jaffa

Keku i dukeshës
