
Midhje të fërguara
Kuzhint.comPerberesit: * 2 kavanozë midhje * vaj për fërgim * 1/3 filxhan çaji * miell, l filxhan çaji * 3 vezë * tufë majdanoz * kripë e piper * l filxhan kafeje birrë Përgatitja: Midhjet kullohen dhe u hidhet kripë e piper.
Përgatitet një qull i hollë për fërgim me miell, vezë, birrë dhe pak ujë.
Qulli duhet të ketë trashësi të tillë që kur të zhytet në të maja e lugës të vishet me një shtresë të hollë.
Vihet tigani me vaj në zjarr dhe kur të nxehet, futen midhjet e kaluara në miell e pastaj në qull.
Skuqen 3-5 minuta.
Kullohen mirë nga yndyra.
Vihen në pjatancë dhe u hidhet përsipër majdanoz i grirë hollë.
Gjella është gati për t'u shërbyer.
Shoqërohet edhe me ndonjë sallatë të stinës. http://www. ikub. al/Ju beft mire!
Fjalet kyqe : gjellera midhje ferguara
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Biskota me forma per femijë nga Liridona Bajrami Syla

Pjeshka nga Shqipe Mehmeti Jusufi
