Metoda  natyrale kundër djegieve të lëkurës
Metoda natyrale kundër djegieve të lëkurës

Metoda natyrale kundër djegieve të lëkurës

Kuzhint.com

Numri i mjeteve natyrale kundër djegieve është i madh, ndërsa me çfarë do ta ndihmoni veten, varet nga fakti se çfarë keni momentalisht në shtëpinë tuaj.

Uji i ftohtë

Uji i ftohtë në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë.

Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet,

Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.

Në ujin që rrjedh e vendosni pjesën e djegur dhe e lini ujin që të rrjedhë për rreth gjysmë ore.

Kjo procedurë është e një rëndësie të madhe, në mënyrë që mjetet tjera të munden t’i shërojnë më shpejt dhe – mirë vendet e djegura. QumështiI zhytni dy pjesë të pëlhurës së pastër në ujë të ftohtë.

Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur.

Edhe atë e hiqni pas 15 minutave.

Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore.

Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve. Lëngu i qepësËshtë veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie.

Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e qesin në vendin e djegur.

Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese. Të bardhët e vezësBëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave.

Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët.

Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës. JogurtiBëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve.

Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit.

Në vendin e djegur qitni shumë jogurt dhe dhembja do të zhduket shpejt.

Le të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani.


Fjalet kyqe : keshilla  metoda  natyrale  kunder  djegieve  lekures  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Makarona tri ngjyreshe  me salc perimesh
Ëmbëlsirat që ju përshtaten sipas horoskopit
Antipasta të vogla me sfoljat