Medalion me mishë lope dhe asparagus
Medalion me mishë lope dhe asparagus

Medalion me mishë lope dhe asparagus

Kuzhint.com

Përbërësit:

4 Asparagus,

1 Lugë gjelle gjalpë,

1 Lugë qaji uthullë,

1 Qepë e vogel,

60 ml verë të bardhë,

1 Prise krip dhe piper,

150 gr Gjalpë,

2 të verdhë të vezëve,

500 gr patate,

1 Thelp hudhrë,

150 ml qumësht,

100 ml ajke,

Metoda e përgatitjes:

Qumështin me ajken dhe hudhrën e shtypur e hedhim në një tenxhere dhe e vlojmë pastaj ia hedhim kripën, muskatin dhe piperin.

Patatet i pastrojme pastaj i qerojme dhe i presim në feta.

Patatet e prera i hedhim të qumështi i vluar i perzim mir dhe pastaj i derdhim në një tepsi.

Te pjeket në temperatur 160 Grad per 45 minuta.

Siper mundeni ti hedhni edhe kaqkavall të bluar.

Spargun e pastrojme dhe e qerojme.

E vendosim në folie siper i hedhim buter pastaj krip, sheqer dhe piper e mbulojme mire dhe e vendosim në furre per tu pjekur per 40-45 minuta në temperatur 160 Grad.

Buterin e vendosim në një tenxhere dhe e shkrim.

Me ane të një lecke kuzhine e kullojme.

Uthullen, veren e bardhe, qepen e prere në copa, kripin dhe piperin i hedhim në një tenxhere dhe i nxehim mbi shporet.

Mandej e rrahim sebashku me të verdhat e vezeve deri sa të trashet masa. (Tenxheren e vendosni siper një tenxheres të mbushur me uje të nxeht pastaj e rrahni me mikser).

Tani me kujdes duke e perzier ia shtojme edhe buterin.

E provojme edhe njehere per krip.

Medallionat i pjekim në tigan nga 2 minuta dhe i vendosim pastaj në furre në temperatur 160 Grad per 10 minuta.

Pasi të gjitha jane të pergaditur tani mund ta bejme servimin duke i vendosur asparguset në njeren anen të pjates pastaj patatet gratin afer asparaguseve, mishin siper.

Ju bëftë mirë


Fjalet kyqe : receta  huaja  medalion  mish  lope  asparagus  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tortë sfungjer
Pite me mishë nga ne
Torte me molla dhe limon