Maske nga majdanozi për  nje fytyrë të pastër
Maske nga majdanozi për nje fytyrë të pastër

Maske nga majdanozi për nje fytyrë të pastër

Kuzhint.com

Majdanozi është një erëz mjaft e përdorshme për gatimet tona, një bimë që neutralizon aromat e pakëndshme, por edhe një bimë mjaft e mirë për trajtime fytyre.

Një tonik i përgatitur nga majdanozi do të të ndihmojë veçanërishr nga kundër njollave, por edhe pastrimit të fytyrës në darkë, shkruan revista class.

Siç dihet, majdanozi është mjaft i pasur me vitaminë C dhe A, por po ashtu është i pasur edhe me minerale.

Për të pasur një fytyrë të pastër dhe gjithmonë të shëndetshme, përgatit në kushte shtëpie një tonik majdanozi dhe përdore sa herë të ndjesh nevojën e pastrimit të fytyrës.

Toniku pastron lëkurën në thellësi dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më elastike.

Përgatitja!

Marrim 3 lugë gjelle majdanoz të prerë imët dhe ihidheni ​ në 200 ml ujë.

Zieje masën për rreth 15 minuta dhe pasi të ftohet, kulloje! Me ndihmën e një pambuku të butë, masazhoje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.

Mbaje fytyrën të lyer për 15-20 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të vakët.

/Telegrafi/


Fjalet kyqe : keshilla  mask  majdanozi  fytyre  paster  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Zemra - ja pse mishi i përpunuar nuk është i shëndetshëm
Embelsir me kakao
Keshilla per gatim: Si te kete shije akoma me te mire lulelakra?