
Makarona (pasta) me gjoksë pule dhe perime nga tegatuajm.com
Kuzhint.comPërbërësit për 6 persona:
5oo gr gjoks pule,
400-500gr makarona,
2 qepë,
2 thelpinj hudhre,
1-2 kungulleshka (300gr),
3 speca (300-400gr) mundësisht me ngjyra,
2-3 karota (200 gr),
2 domate të freskëta ose nga doza (450 gr),
150ml vaj 1 lug erza te perziera si kripë,
pipër i zi, dhe pipër i kuq.
Përgatitja:
Ne fillim lahet mishi dhe prehet ne copa
Në 2 litra ujë me kripë, makaronat zihen për 7- 9 minuta.
Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese.
Perimet lahen dhe prehen të gjitha në katrorë.
Qitet vaji në tenxhere, qepa e hudhra të grira imët kaurdisen, i shtohen edhe copat e mishit te pules. perimet (specat, karotat e kungulleshka).
I qitënte gjitha mëlmesa dhe perimet kaverdisen per 5 minuta dhe lihen të zihen 10-15 minuta.
Ndërkohë, domatet qitën e përvëlohen në ujë të valë 2–3 minuta, hiqen nga zjarri, qërohen e prehën në copa dhe qiten së bashku qe te zihen edhe 2-3 minuta.
Në fund makaronat e zier e të kulluar bashkohen me perimet e ziera, shtohet lëng domatesh sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri qiten ne nje tave si kjo ne foto dhe futet ne furre te nxehte ne 200 grad per 15 minuta.
Ju beft mire nese i gatuani.
Këshillë praktike: Për të mos humbur kohë dhe për të kursyer rrymën, domatet mund të përvëlohen fillimisht para se të zihen makaronat.
Fjalet kyqe : keshilla makarona pasta gjokse pule perime tegatuajm
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Paçë me peta të bakllavës

Kanellë dhe xhenxhefil, për të humbur peshë
