Makarona me perime
Makarona me perime

Makarona me perime

Kuzhint.com

Përbërësit për 6 persona:

* 400-500gr makarona * 2 qepë, 2 thelpinj hudhre* 1-2 kungulleshka (300gr) * 3 speca (300-400gr) mundësisht me ngjyra * 2- 3 karota (200 gr) * 4-5 domate të freskëta (450 gr) * 150ml vaj * 1 kub i koncentruar perimesh * 1 pako lëng domateje (450 ml) * kripë, pipër i zi, dhe pipër i kuq.

mish i coptuar sipas deshires ose gjoks pule ose mish vici

Përgatitja: Në 2 litra ujë me kripë, makaronat zihen për 7- 9 minuta.

Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese.

Perimet lahen dhe prehen të gjitha në katrorë.

Qitet vaji në tenxhere, qepa e hudhra të grira imët kaurdisen, i shtohen perimet (specat, karotat e kungulleshka).

I qitën mëlmesa dhe perimet lihen të zihen 10-15 minuta.

Ndërkohë, domatet qitën e përvëlohen në ujë të valë 2–3 minuta, hiqen nga zjarri, qërohen e prehën në copa dhe qiten në perime dhe së bashku zihen edhe 2-3 minuta. Në fund makaronat e zier e të kulluar bashkohen me perimet e ziera, shtohet lëng domatesh sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri.

Këshillë praktike: Për të mos humbur kohë dhe për të kursyer rrymën, domatet mund të përvëlohen fillimisht para se të zihen makaronat.


Fjalet kyqe : receta  huaja  makarona  perime  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kafeja nuk ju jep vetëm shije, por edhe bukuri
Krelan me duqa nga Held Badalli
Torte me çokolatë dhe gjalpë  kikiriku