Llokume  Turke
Llokume Turke

Llokume Turke

Kuzhint.com

Perberesit: - 1 kg sheqer - 1/2 liter uje - 1 luge gjelle leng limoni - 100 gr niseshte - 1 gote caji uje - 2 gr krem tartar (nje lloj pluhuri shitet si lloj ereze. emri anglisht eshte “cream of tartar” zberthimi i emrit kimik eshte :potassium hydrogen tartrate) - Pakez vaj bajameje Per ta perzier: - 1 gote caji niseshte - 1 gote uji sheqer puder Pergatitja: Hidhni sheqerin dhe ujin ne tenxhere.

Perzijeni deri sa te sheqeri te shkrihet dhe shtojini dhe lengun e limonit.

Perzijeni me ngadale deri sa te trashet.

Mblidheni shkumen qe mblidhet siper.

Rrifni niseshtene dhe 1/2 gote çaji uji ne nje tas.

Shtojeni me ngadale dhe ne pjese te vogla kete permbajtje siper ujit qe zjen ne tenxhere.

Shtoni dhe kremin e tartarit dhe perzijini bashke sa te marre nje forme si çemçakez. Lyjeni nje tepsi me vaj bajameje.

Vendoseni perzierjen e llokumit ne tepsi dhe lijeni te ftohet.

Ne nje siperfaqe te sheshte, hidhni niseshtene dhe sheqerin puder dhe perzijini keto dy te fundit me njera tjeteren.

Me tej hidheni llokumin qe ndodhet ne tepsi mbi to.

Me ndihmen e gersheres se kuzhines qe do ta lyeni me pare me vaj bajameje pritini llokumet ne formen e shiritave ne trashesine e dy gishtave.

Me tej lyejini keto me perzierjen me niseshte dhe sheqer dhe ruajini ne kavanoz. Shenim: per ti dhene arome apo shtuar shijen dhe pamjen, gjate kohes se pergatitjes se llokumit ne tenxhere mund ti shtoni leng trendafili, arra, lajthi, ereza te tjera si kanelle etj.

Po ashtu dhe pudrosjes mund ti beni ndryshime duke i vene dhe elemente te tjera veç niseshtese dhe sheqerit puder si psh, arre kokosi e grire ne rende, kakao etj.


Fjalet kyqe : embelsira  llokume  turke  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si te kemi  një dëgjim me te mirë
Reçel i shijshëm me fik
Biskota të shijshme tajlandeze