Lazanje Bolonjeze
Lazanje Bolonjeze

Lazanje Bolonjeze

Kuzhint.com

Përbërësit per Lazanje ;

– 1 pako me petë lazanje,

– 1 qepë,

– 1 karrotë,

– mocarela ose djathë për pica,

– 1 degë selino,

– mish të grirë,

– djathë të grirë të tipit parmixhan,

– salcë domatesh rreth 1 e 1/2-2 shishe,

– 2 lugë vaj,

– kripë, piper, borzilok,

– salcë beshamele.

Pergatitja:

Në një tenxhere me vaj, kavërdisim lehtë qepën, karrotën dhe degën e selinosë të prera imët.

Shtojmë mishin e grirë dhe e lemë mbi zjarr të embël, derisa të pijnë lëngjet e veta.

I rregullojmë me kripë e piper dhe i shtojmë salcën dhe një pjesë ujë, për ta bërë të hollë dhe në fund i hedhim borzilokun.

Ndërkohë përgatisim 1/2 lt salcë beshamele, sipas recetës që kemi në albumin salca e konserva.

Në njeë tavë, hedhim pak salcë mbi siperfaqe dhe vëmë shtresën e parë me petat e lazanjës.

Mbi tëhedhim djathë të grirë, copa mocarelash dhe salcë ose dhe beshamelë ( sipas shijeve).

Veprojmë kështu për 4 shtresa që lazanja mos të jetë e rëndë dhe e trashë shumë ( duke pasur parasysh qe petët fryhen se janë me vezë).

Sipër, mbi shtresën e fundit, mbi beshamelë e salcë, hedhim djathin e grirë, që gjatë pjekjes te krijojë koren aq të shijshme.

E pjekim ne 200grad derisa të marrë ngjyrë.

E lemë të pushojë të paktvn 20 minuta pas nxjerrjes nga furra dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Përdorim një salcë më të hollë, për të evituar zierjen e mëparshme të petave të lazanjës.

Sipas dëshirës, mund të shtojmë dhe copa proshute, duke patur parasysh që sa më shumë përbërës i vemë, aq mv e rëndë në kalori bëhet.

Ju bëftë mirë!


Fjalet kyqe : gjellera  lazanje  bolonjeze  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pallaqinka (krepa) ne furre!
Fli me miellë misri
Tre receta shtëpiake që ju ndihmojnë në jashtëqitje