
Lëngu i qepës ndihmon të luftoni diabetin
Kuzhint.comLëngu i qepës mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
Kjo është një recetë shtëpiake e cila mund të jetë një ndihmesë shtesë e barnave për personat të cilat vuajnë nga sëmundja e diabetit.
Për të përgatitur këtë recetë krejt çka duhet të keni është një kokërr qepë nga e cila do të nxirrni lëngun e saj.
Ja si të veproni:
Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër pjesë
Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër rreth 200 mililitër.
Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.
Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.
Pirja e saj duhet të bëhet brenda 10 minutash.
Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje.
Veç në rregullimin e sheqerit në gjak, lëngu i qepës ndihmon edhe në luftimin e çrregullimeve të shikimit si dhe lufton parazitët që mund të gjenden në aparatin tretës dhe në zorrë.
Fjalet kyqe : keshilla lengu qepes ndihmon luftoni diabetin
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Ëmbëlsirë e shpejtë

Maske per fytyre te thate e te lodhur
