
Lëngu energjik për shëndet
Kuzhint.comNëse ke probleme të zgjohesh dhe tia fillosh ditës me dëshirë ngase të mungon energjia, atëherë bëje këtë lëng sa më shpejt.
Ky lëng është përplot përbërës energjik dhe antioksidues të fuqishëm për ti dhënë tërë trupit tuaj energji.
Përveç tjerash është i mirë edhe për të zvogëluar fryerjen dhe mostretjen, të cilat ashtu si e dimë, mund të jenë shterues të energjisë.
Ky lëngë gjithashtu ka si përbërës edhe të fuqishmen uthull molle, që do ti shtosh lëngut pasi të shtrydhësh gjithçka.
Uthulla e mollës është shumë e mirë për të ulur dhembjen e nyejve, ndihmon tretjen, shton energjinë dhe është përplot me vitamin C.
Sigurohu të gjesh uthull molle organike se këto janë përplot antioksidues dhe materie ushqyese.
Përbërësit:
2 Kastraveca,
8 shtaga selino,
1 boç xhenxhefil,
1 kanellë,
2 lugë gjelle me uthull molle organike.
Udhëzimet:
Shtrydh të gjitha së bashku, hedh në një gotë, hidh dy lugë uthull molle organike, përziej dhe kënaqu!
Fjalet kyqe : keshilla lengu energjik receta shendetshme lengjeve
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Makarona ne furre

Biskota me pudinge nga Krenare Jashari
