
Lëngjet e gazuara nxisin ndryshimet në tru!
Kuzhint.comNëse konsumoni rregullisht lëngje të gazuara, truri juaj do të përjetojë disa ndryshime negative, paralajmërojnë shkencëtarët.
Një studim më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e lëngjeve të gazuara sjell deri te hiperaktiviteti dhe ndryshimet e proteinave në tru.
Ekspertët thonë se ndryshime të ngjashme ndodhin edhe te sëmundjet, si karcinoma apo sëmundja Alzheimer.
Edhe pse studimi është realizuar te minjtë shkencëtarët australianë besojnë se sheqeri në pijet e gazuara ka veprim shumë të ngjashëm edhe mbi shëndetin njerëzor.
Në shumicën e shoqërive perëndimore është shqetësuese rritja e sasisë së konsumimit të lëngjeve të gazuara.
Shumë njerëz marrin sasi të mëdha kalorish me këto pije.
Studimi ynë tregon se lëngjet e gazuara nxisin ndryshime në tru ka thënë njëri nga studiuesit.
Duke u bazuar në rezultatet e tyre ku autorët rekomandojnë që të pihet sa më shumë ujë dhe sa më pak pije të gazuara.
Fjalet kyqe : keshilla lengjet gazuara nxisin ndryshimet
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Role me macarela

Petulla
