KUZHINA TRADICIONALE SHQIPTARE
Kuzhint.comUshqimi dhe pijet Kushina shqiptare është një përzierje e influencave të kushines turke, asaj ballkanike dhe europiane.
Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë.
Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.
Kushina shqiptare është një përzierje e influencave të kushines turke, asaj ballkanike dhe europiane.
Ajo është e njohur për vlerat e larta ushqimore dhe shijen e saj mjaft të mirë.
Pothuajse çdo krahinë ofron specialitet e saj të veçanta.
Gatimi i mishit të pjekur, sidomos qingjit dhe përgatija e byrekëve të ndryshëm është e përhapur në të gjithë vendin.
Veçanërisht në krahinat e jugut dhe shqipërisë së mesme është i njohur përdorimi në shkallë të gjerë i perimeve dhe zarzaveteve, vajit të ullirit, erëzave të ndryshme dhe limonit.
Pjatat e peshkut janë të njohura veçanërisht në qytetin e Shkodrës ( tava e krapit),
Pogradecit ( korani me arra dhe lloje të tjera), zona bregdetare e Jonit dhe Adriatikut etj.
Në Shqipëri gatuhen ëmbëlsira të shumëllojshme, shumë prej të cilave janë të përbashkëta edhe për vendet e tjera ballkanike dhe Azinsë së vogël (ballkavaja, kadaifi, sheqerparet, hashurja etj).
Ndër ëmbëlsirat më tradicionale është "ballokumja", e cila gatuhet në qytetin e Elbasanit për festen e Ditëssë Verës ( 14 Mars).
Si rrezultat e klimës së përshtatshme mesdhetare Shqiperia është e njohur për kultivimin e rrushit dhe prodhimit e një varieteti verërash të kuqe dhe të bardha.
Ndër më të përmendurat janë ato Merlot,
Kabërnet,
Pinot Nero,
Kallmet,
Shesh i Zi,
San Gioveze,
Riesling,
Shesh i Bardhë etj.
Pija më tradicionale alkolike është rakia ( një lloj brandy I prodhuar nga rrushi).
Në disa zona të Shqipërisë prodhohet edhe rakia e kumbullës ( Korçe,
Dibër), ajo e manit ( Boboshticë etj).
Shqipëria është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e konjakut Skënderbej, i përmendur për shijen dhe aromen e tij.
Konjaku shqiptar ka fituar gjithashtu edhe çmime ndërkombetare.
Ndër pijet jo alkolike është për tu përmendur boza ( një pije freskuese me bazë misrin), e prodhuar në veri të vendit sidomos në krahinën e Kukësit si dhe rehania, e cila vjen nga lëngu i rrushit dhe është pije tipike e Skrapa.
Fjalet kyqe : keshilla kuzhina tradicionale shqiptareu