Kurat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat
Kurat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat

Kurat popullore për të shëruar infeksionet e rrugëve urinare dhe veshkat

Kuzhint.com

Këshilla si mund të parandalohen infeksionet e traktit urinar - Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë. - Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar. - Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz. - Të mos pijë alkool. - Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes. - Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti. - Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë. Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare Brokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të.

Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë.

Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt.

Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare.

Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem.

Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier.

Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës. Vitamina “B6” lufton infeksionet Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar.

Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve.

Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme.

Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut.

Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje.

Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj. Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.

Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.

Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.

Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.

Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj. Mandarina lufton infeksionet urinare Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të grekëve të lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij.

Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit.

Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion. Rrushi eliminon gurët në veshka I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi.

Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës.

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës. Dardha parandalon infeksionet Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare.

Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë.

Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë.

Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë.

Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj.

Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve.

Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar.

I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke.

Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë.

Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara.

Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C,

B6, karotinë, acide organike, etj.

Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji.

Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak. Çaji i koprës largon infeksionet e traktit urinar Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka.

Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet.

Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.

Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil.

Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë.

Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë. Molla pastron rrugët urinare Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti.

Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile.

Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës.

Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pesha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike. Marrur nga : http://www. tiranaobserver. al/


Fjalet kyqe : keshilla  kurat  popullore  sheruar  infeksionet  rrugeve  urinare  veshkat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë per festa
Shampite
Si te jesh i/e lumtur ne jete ?