Kube me qumesht (Torte ditelindje per femije)
Kube me qumesht (Torte ditelindje per femije)

Kube me qumesht (Torte ditelindje per femije)

Kuzhint.com

Perberesit per brumin: 6 Veze 100 gr Sheqer 70 gr Miell 70 gr Niseshte 1 Luge qaji pecive 3 Luge gjelle kakao 2 Luge gjelle vaje Perberesit per kremin me qumesht: 125 ml Qumesht 220 gr Qumesht pluhur 3 Luge gjelle mjalte 300 gr Gjalp 2 Pako sheqer vanille Perberesit per glasuren: 100 gr Cokolate 100 gr Gjalp Perberesit per ti lagur petat: Gjysem gote uje i vluar 4 Luge gjelle mjalte Per kete embelsire ju duhet nje tepsi me permasa 24x34 cm. Pergaditja per brumin: 1.

Rrahim te bardhat e vezeve me mikser. 2.

Ashtu siq jemi duke i rrahure te bardhat e vezeve ia shtojme sheqerin dhe ne fund nje nga nje te verdhat e vezeve duke i rrahur vazhdimisht masen. 3.

Ia shtojme me ngadal vajin dhe ne fund miellin e perzier me niseshte, pecive dhe kakao.

E perzim brumin me tel kuzhine. 4.

Furra duhet te jete e nxehur ne 170 Grad. 5.

Mbulojme tepsin me leter per pjekje dhe derdhim brumin aty duke e rrafshuar mire siperfaqen e saj. 6.

Te pjeket ne temperatur 170 Grad per 20-25 minuta. Pergaditja per kremin: 1.

Hedhim qumeshtin me mjaletn dhe vanillen ne tenxhere dhe e vendosim mbi zjarre qe te vloje pastaj e largojme dhe e lem te ftohet. 2.

Rrahim gjalpin 5 minuta me mikser.

Ashtu siq jemi duke e rrahur gjalpin ia shtojme qumeshtin e ftohur shume ngadale dhe ne fund ia shtojme qumeshtin pluhur dhe e rrahim 5 minuta me mikser. Per lagien e petave perzime mjalten me ujin. Pandispanjen e presim ne dy pjese.

Pjesen e pare e sperkasim me 5-8 luge gjelle nga uji i perzier me mjalet.

Pastaj ia hedhim siper tere kremin e pergaditur me larte dhe pastaj ia vendosim peten tjeter te sperkatur me ujin e mbetur. Per glasuren te dy perberesit i shkrim mbi zjarre pastaj e lem pak te ftohet dhe e hedhim siper tortes se ftohur. Te qendroj torta ne frigorifer se paku 2 ore. Ju beft mire! Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm.


Fjalet kyqe : embelsira  kube  qumesht  torte  ditelindje  femije  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pinxhurë shtëpie
5 mënyra për të eliminuar dhjamin në shpinë
Makarona pasta) ne furrè