
Krofne nga furra
Kuzhint.comPerberesit:
- 600 gr miell te tipit400
- 150 gr sheqer
- 5 veze
- 120 ml qumesht
- 150 gr margarine ne temp, ambient
- 25 gr tharem buke(maj birre, kfasac, )
- 1 levore limini ne rende
- 1 levore portokalli ne rende
- 1 sheqer vanile
- Pak krip
- Marmelate per mbushje, sheqer plhur per plhurosje
-
- .
Pergaditja:
Ajo qe eshte qensore ne kete recete eshte qe te gjithe perbersit te jene ne temperature ambient.
Tharmi i bukes perzihet me 120 ml qumesht dhe nje luge sheqer dhe lihet te qendroj derisa te shkumzoj per 5 minuta(qumshti te jete i vaket)
Margarina shkrihet dhe lihet pak te ftohet, pastaj perzihet me masen me qumesht dhe tharem dhe pastaj shohen te gjithe perbersit tjere duke bere keshtu nje brume te bute .
Brumi mbulohet me lecke kuzhine dhe lihet te qendroj ne vende te ngohet per 30 minuta derisa te dyfishohet masa.
Atehere ne tovolinen e permillur shtrihet brumi, behet nje pete ne trashesi te gishtit.
Nga kjo pete me gote nxirren forma te rrumbullakta dhe rendtien ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje .
Format e rumbullakta lihen ne tepsi te qendrojne derisa te rritet vellimi per 20-30 minuta.
Ne furren e nxehte e fusim tepsine ne temperature 200 grade per 20 minuta apo derisa te marrin ngjyre te kuqrremt.
Krofnet e pjkura dhe pak te ftohura i mbushim me nje shiring kuzhine me marmelate siaps deshires dhe i pluhurosim me sheqer pluhur.
Nese e provoni kete recete nuk do te zhgenjhenio me shijen e krofneve te pergaditura ne menyre shume me te shendetshme sesa te ferguara ne vaj
Fjalet kyqe : brumera krofne furra
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Schnitzel me salce gjuetari

Speca te mbushur (dollma) me mishe
