Krepa
Krepa

Krepa

Kuzhint.com

Për brumin:

200 g miell

40 g sheqer

500 ml qumësht

1 majë thike kripë

Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre, reçelra të ndryshëm, apo çokollatë, për t’i servirur.

Përgatitja:

Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë.

E lëmë të pushojë për një orë.

Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme.

Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt.

Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan.

E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.

I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, çokollatë etj.


Fjalet kyqe : brumera  mengjes  krepa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me molla
Torte me shtresa
Torte me limon e bere nga Albana Osmani