Krepa me lëng portokalli
Krepa me lëng portokalli

Krepa me lëng portokalli

Kuzhint.com

Përbersit:

* 125 gr miellë,

* 2 portokallë,

* 30 ml qumësht,

* 2 vezë,

* 1 lugë kafeje konjak,

* 40 gr gjalpë,

* kripë, sheqer.

Për gjalpin e portokallit:

1 portokall,

1/2 limon,

40 g gjalpë,

40 gr sheqer i akullt,

5 ml konjak

Për ta shoqëruar:

1/2 litër sherbet me limon,

1 fije mente,

Këshilla:

Brumi mund të jetë edhe më i mirë nëse ju e përgatisni që më parë,

Nëse ju mbetet brumë, krijoni krep të tjerë.

Stivosini ato duke i ndarë nga katrorë letrash të sulfurizuara.

Ju mund t’i ruani në frigorifer nuk do t’u mbetet veç t’i vini në furrë disa minuta për t’i ngrohur.

Do t’ju shërbejnë në mëngjes ose në zemër, me gjalpë të kripur ose shurup panje, me marmalatë portokallesh ose reçel luleshtrydhesh.

Etapa e parë:

Në një tas hidhni miellin e papërpunuar me fare pak kripë dhe sheqer.

Thyeni vezët në mes dhe përziejini duke mbledhur miellin drejt qendrës me ndihmën e një punimi të fortë.

Shtoni aty progresivisht qumësht, pastaj konjak.

Filtroni brumin.

Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini të pushojë për 2 orë në frigorifer.

Shkrini 20 gr gjalpë në një tigan me krepë dhe hidheni atë mbi brumë.

Përgatisini krepët: hidhni pak brumë në tigan.

Përkuleni në mënyrë që brumi të shtrohet mbi fundin e tiganit.

Nxeheni dhe lëreni të piqet për 1 minutë mbi një zjarr mesatar.

Shqitini anët, kthejeni krepin me një spatul dhe piqeni anën tjetër për 1 minutë.

Etapa e dytë:

Përgatisni në të njëjtën mënyrë një dyzinë me krepë, pa harruar të gjalposni rregullisht tiganin.

Stivosini pak nga pak mbi një pjatë.

Lani një portokall dhe thajeni.

Me ndihmën e një thike hiqni copa lëkure të gjata.

Ndajeni portokallin, filtroni lëngun dhe ruajeni.

Qëroni dy portokalle të freskët, ndajeni në thela.

Përgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpë dhe sheqer në tigan.

Shtoni copat e lëkurës, lëngun e portokallit të filtruar, një lugë kafe lëng limoni dhe një lugë kafe konjak.

I zieni thelat e portokallit për 1 minutë.

I hiqni ato ashtu si dhe lëkurët dhe i ruani.

Etapa e tretë:

Ngroheni furrën mbi termostatin 6 (180gradë celsius).

I skuqni krepët një nga një, nga të dy anët, në gjalpin me portokall të nxehtë.

I ndani në katër dhe i rezervoni ato në një pjatë që e duron nxehtësinë.

Në fund të veprimit vëreni pjatën e nxehtë në furrën e fikur.

Hidhni mbetjen e konjakut në tigan.

E ngrohni, e piqni, lëreni të fiket.

I ndani krepët mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit të vakta dhe lëkurët.

I lagni me gjalp portokalli.

Vini në çdo pjatë dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shërbejini menjëherë.

Recete e marrur nga: gatojca. info


Fjalet kyqe : brumera  krep  portokall  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Lëngu i rrushit, shërues universal
Embelsir me karota
 Schnitzel me speca dhe makarona