
Krepa me cokolad
Kuzhint.comPër brumin: 200 g miell 2 vezë 40 g sheqer 500 ml qumësht 1 majë thike kripë Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre, reçelra të ndryshëm, apo çokollatë, për t’i servirur. Përgatitja: 1.
Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë.
E lëmë të pushojë për një orë. 2.
Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme.
Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt.
Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan.
E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët. 3.
I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, çokollatë etj.
Fjalet kyqe : brumera krepa cokolad
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Biskota me gjeme kumbulle

Biskota të mbushura me banane dhe çokollatë
