KREMI ÇUDIBËRËS
KREMI ÇUDIBËRËS

KREMI ÇUDIBËRËS

Kuzhint.com

Receta (ekskluzive) e sotme është padyshim nga më të mirat që kam botuar deri më sot në faqe.

Bëhet fjalë për një krem magjik që nuk lë më gjë pa shëruar:

Hidraton buzët dhe duart e plasaritura nga i ftohti.

Zbut dhe kuron thembrat e çara, bërrylat dhe gjunjët.

Hidraton në thellësi çdo pjesë të trupit.

Është mëse i përshtatshëm për buzët, si lip balm.

Qetëson lëkurën e djegur nga dielli.

Është antiseptik për plagët dhe rrjepjet e lëkurës.

Lufton lëkurën e thatë të kokës etj.

Përbërësit që do të nevojiteni:

*1/2 filxhani vaj organik arrë kokosi

*1/2 filxhani vaj ulliri organik

*2 lugë (supe) dyll blete të pastër

*3-4 kapsula vitamine E

*20 pika vaj esencial livandoje

*10 pika vaj esencial limoni

*10 pika vaj tea tree (pemë çaji)

Vaji i arrës së kokosit është një hidratues natryral dhe antibakterial.

Vaji i ullirit ka një sërë vetish antioksidante dhe anti-inflamatore.

Livandoja ka veti qetësuese.

Limoni pastron në thellësi.

Tea tree (pema e çajit) ka veti antibakteriale.

Ndërsa vitamina E është e njohur për vetitë e saj antioksidante dhe jo vetëm kaq.


Fjalet kyqe : keshilla  kremi  qudiberes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë me ajk pana
Rrushi i dobishem per shendet
Maskë me tranguj për lëkuren e fytyrës dhe sy