
Krem supe me perime
Kuzhint.comPërbërësit:
250 gr mish (sipas dëshirës viç, apo pule),
1-2 lugë gjelle oriz,
1 karotë,
1 kungulleshkë,
1 patëllxhan,
1 spec të vogël,
pak majdanoz,
2 feta djathi,
150 creme (mazë),
Metoda e përgatitjes:,
Kavardisim mishin me pak vaj ulliri dhe e vejmë te ziej me ujë.
Pasi është zierë mishi, marrim zarzavatet dhe i presim në rrota të medhaja dhe gjysëm karrote e presim në kubik të vegjel fare.
I fusim ti zjejmë bashkë me mishin.
Në një tasë të vogël vendosim 2-3 lugë gjelle oriz dhe e mbulojme me ujë që të zbutet.
Pasi janë zierë pak zarzavatet i fusim në mixer dhe i punojmë që të bëhën si krem.
Kremin e hedhim sërisht në tenxhere, pastaj fusim orizin me atë pak ujë që ka në mixer dhe e bluajmë dhe këtë dhe e fusim në tenxhere.
E lëmë disa minuta të zjej pak kremi orizit dhe në fund hedhim dy fetat e djathit të treten, majdanosin e grirë dhe lengun e limonit.
I lëmë dy minuta dhe e heqim nga zjarri.
Shërbehet e ngrohtë.
Fjalet kyqe : supa krem supe perime
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Revani me kos

Ëmbelsirë me ananas
