
Krelanë me hithra
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
2 vezë dhe 150 gr hithra, 250 gr djathë, 150 ml jogurt, 100 ml vaj ulliri, 100 gr miell misri, 100 gr miell gruri, 1 pluhur për pjekje, 20 gr fara (susam dhe fare e zezë)Pregaditja e recetës :
Së pari marrim hithrat, i pastrojmë mirë dhe i ziejmë në ujë të kripur për 4-5 minuta.
Pasi hithrat të jenë zier i kullojmë mirë dhe i presim imët.
Në një enë të madhe vendosim të gjithë përbërësit e lëngshëm duke i përzier mirë, ua shtojmë djathin bashkë me hithrat dhe në fund miellin bashkë me pluhurin për pjekje.
I përziejmë mirë dhe masën e vendosim në tepsi, ku do të shkojë në pjekje në 180 gradë Celsius për 40 minuta.
Fjalet kyqe : brumera krelane hithra
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Numërimi i kalorive në etiketat e alkoolit

Ja si t’i shpëtoni jetën dikujt që ka pësuar para-infarkt
