Kombinimi i brokolit me domaten
Kombinimi i brokolit me domaten

Kombinimi i brokolit me domaten

Kuzhint.com

Kombinimi i brokolit me domaten Kategoria: Perimet E mërkurë, 18 Mars Hulumtimet e fundit tregojnë se konsumimi i domates dhe i brokolit së bashku ngadalëson përparimin e masave kancerogjene dhe tumorin e prostatës.

Edhe për personat të cilët nuk kanë probleme me prostatën, ka prova se kombinimi i këtyre perimeve në dietën e përditshme zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës dhe të kontraktimeve të tjera.

Hulumtuesit, të cilët bënë eksperimente te minjtë, krahasuan efektet e konsumimit veçmas të domates dhe të brokolit me ato të konsumit bashkë.

Ata zbuluan se ngrënia e të dyja perimeve së bashku ulte ndjeshëm tumorin.

Studiuesit presin që të arrijnë të njëjtin rezultat edhe te njerëzit.

Domatet përmbajnë karotenoid, i cili lufton qelizat kancerogjene, si dhe mijëra fitokimikate që stimulojnë veprimtarinë kundër kancerit në trup.

Gjithashtu brokoli ka përbërësit e sulfurit që njihen për një mekanizëm i cili ngadalëson rritjen e kancerit. Është thelbësore konsumimi i frutave dhe i perimeve, sepse ato kanë veti ushqyese të cilat parandalojnë kancerin në organizëm dhe sigurojnë shëndet të plotë. Lexoni me shume tek: www. living. al


Fjalet kyqe : keshilla  kombinimi  brokolit  domaten  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Petulla me patate
Embelsire e lehte me keksa
Kifle  te shpejta me djathe