
Kofshë pule me kunguj, në salcë të sojës, me mjaltë
Kuzhint.comPërbërësit:
▪ 8 kofshë pule me lëkurë dhe me kockë;▪ 2 lugë salcë e bardhë soje ▪ 2 lugë vaj ▪ 2 lugë mustardë▪ 1 lugë mjaltë▪ 2 thelbi hudhër▪ 1 lugë majdanoz i freskët▪ 400 gr. kunguj▪ kripë, piper i bluar▪ yndyrë për enën e pjekjes
Përgatitja
Hudhrën e qërojmë, e grijmë, po ashtu grijmë imët edhe majdanozin.
Kungujt i lajmë dhe i presim në kubeta të vegjël.
Në enë përziejmë salcën e sojës, vajin, mustardën, mjaltin, hudhrën, majdanozin, kripën dhe piperin.
Salcës mund t'i shtojmë pak ujë, që mos të jetë aq e dendur (por kjo nuk është e domosdoshme).
Kofshëve të pulës nuk ua heqim lëkurën, meqë kështu piqet më mirë dhe kërcet nën dhëmbë, gjatë ngrënies.
Kofshët i fusim dhe i lëmë, për 2 orë, në marinadë.
Pastaj i vëmë palë-palë në enën e pjekjes, me madhësi të përshtatshme, apo në një enë zjarrduruese, të lyer me yndyrë.
Mbetjen e marinadës e derdhim përmbi kofshët e sistemuara, gati për pjekje.
Copat e kungujve i shpërndajmë pranë kofshëve.
Enën e fusim në furrë të nxehur, në 180 �C, duke i pjekur përafërsisht 30 minuta.
Gjatë këtij procesi, kofshët mund t'i lagim me lëngun që krijohet gjatë pjekjes, në mënyrë që mishi të jetë më i lëngshëm.
Kofshët e pjekura i vendosim në pjata, duke hedhur mbi to salcën e ëmbël - të njelmët, me kunguj dhe e shërbejmë të shoqëruar, sipas dëshirës.
Fjalet kyqe : gjellera kofshe pule kunguj salce sojes mjalte
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

KIFLE nga Julia

7 arsye të forta pse duhet të konsumoni një mollë në ditë
