
Kivi zhduk vitet nga fytyra!
Kuzhint.comNë sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës, kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave.
Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.
Për shkak të kësaj, si preventivë dhe për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori.
Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.
Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret.
Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos.
Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe shpëlajeni mire.
Fjalet kyqe : keshilla kivi zhduk vitet fytyra
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Sardele te pjekura me ereza dhe parmesan

Si mund të riktheni butësinë e peshqireve të vjetër
