
Kifle me rrush dhe qokollad
Kuzhint.comPregaditja e majas: - miell - 70 gr maja e freskët - 200 ml ujë i ngrohte Për brumin: 1 kg miell 350 gr gjalpë, margarine ne copa 500 gr qumësht i vaket 2 vanilje 1/2 l. kafe kripe 200 gr sheqer Për mbushjen: 2 grushta rrushe dhe 2 grushta çokollate e thermur Për te lyer sipër: 2 te verdha veze 2 l. qumësht Shkrijmë majanë ne pak qumësht te vaket, shtojmë dhe pak miell e zëmë një brumë, qe e mbulojmë me letër alumini sa te fryhet.
Ne një tas përziejmë me duar gjalpin me sheqerin, kripen, vanilje e qumështin e vaket.
Shtojmë dhe brumin e vogël pak e nga pak miellin dhe zëmë një brumë te bute por qe te mos ngjitet ne duar. E ndajmë brumin ne 2 pjese.
Te njëra pjese hedhim rrushin e thate dhe pjesa tjetër copat e çokollate.
Brumosim dhe pak dhe e mbulojmë qe te fryhet për 30 minuta.
Ne vazhdim i punojmë dhe pak te dy pjesët veç e veç e i vëmë ne një tave me letër pjekse.
I leme dhe 10 minuta ne tave te qetësohen".
Rrahim 2 te verdhat e vezëve ne pak qumësht e lyejmë me ketë briochet nga sipër.
I pjekim ne 160 gr përafërsisht 25minuta gjersa te marrin ngjyre te arte nga lart.
Fjalet kyqe : brumera kifle rrush qokollad
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Pite me peta bakllaves

Kekë i shpejt me karota nga Loli Dina
